Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, duke komentuar situatën aktuale vë në pikëpyetje një grusht shtet në Beograd.
Shala thotë se grupet janë: Grupi i Vuçiqit, Vulinit dhe Radojeçiqit.
Sipas tij, plani i parë është nëse do të “inskenohet” shteti për aktivizimin e ushtrisë në Serbi.
“Plani i parë : A do të “inskenohet” një grusht shteti për aktivizimin e ushtrisë në Serbi me qëllim nxitjen e sulmit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevcit dhe pastaj për të prodhuar një konflikt të hapur mes palëve”, shkruan Shala.
Ndërsa, plani i dytë sipas tij është një grusht shtet midis grupeve të përmendura.
Shala ka shtuar se çfarëdo që të ndodh mund të jap projeksione të ndryshme të sigurisë në drejtim të Kosovës.
Postimi i plotë:
Grusht Shteti në Beograd ?
Situata aktuale
1. Grupi i Vuçiqit
2. Grupi i Vulinit
3. Grupi i Radojeçiqit
Plani i parë :
A do të “inskenohet” një grusht shteti për aktivizimin e ushtrisë në Serbi me qëllim nxitjen e sulmit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevcit dhe pastaj për të prodhuar një konflikt të hapur mes palëve.
Plani i dytë:
Një grusht shteti midis grupeve 1, 2, 3 a do të prodhojë aleanca:
1 me 3 ose 2 me 3 ose 2 me 1 kjo mbetet për t'u parë
Çfarëdo që të ndodhë mund të japë projeksione të ndryshme të sigurisë në drejtim të Kosovës !.