Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi është pyetu se a ka qenë e nevojshme në veri ndërhyrja e KFOR-it.
Sipas tij, Policia e Kosovës ka treguar performancë të jashtëzakonshme, dhe ka pasur kapacitete të mjaftueshme.
“Reaguesi i parë është Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka treguar performancë me kapacitete të bollshme, e ka mbizotëruar situatën dhe fare nuk ka qenë i nevojshëm angazhimi i KFOR-it përveç që ka kryer aspektin monitorues, gjegjësisht përcjelljen e gjendjes në terren”, ka thënë Ibishi.