Sulmi që ndodhi dy ditë më parë në Banjskë të Zvecanit, po vlerësohet të jetë më i madhi i përgatitur ndaj Republikës së Kosovës.
Është eksperti I sigurisë, Arben Dashevci, që thotë se ky sulm ishte terrorist.
“Sipas asaj që kemi mësuar në kriminalistikë dhe shkencat e sigurisë, sulmi plotëson kriteret e sulmit terrorist. Ka qenë sulm frontal, qëllim ka qenë vrasja e policit, të në dëmtojnë si shtet dhe kushtetutshmërinë”, është shprehur Dashevci.
Aksioni i policisë për të shpërndanë pako ushqimore për banorët lokalë, sipas tij nuk është I pari në raste të tillë dhe se ngjashëm është vepruar edhe në të kaluarën.