Ka nisur takimi në mes të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas takimit kreu i PDK-së pritet të mbajë konferencë për media.
E para e vendit i ka ftuar liderët e partive politike për të diskutuar për situatën në vend, pas sulmit terrorist të së dieles, mbi policinë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Paradite, ajo i ka takuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikun dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.