Ministri i jashtëm i Kenisë, Alfred Mutua ka deklaruar sot se vendi i tij është i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës, ka transmetuar portali kenian “Forin Polici”, transmetojnë “Tanjug” dhe “Bota Sot”.
Mutua këtë e ka thënë në konferencë me gazetarë në kryeqytet Najrobi, ku ka shtuar se në rrjedhë e sipër janë bisedimet për të përfunduar në tërësi procesin e pranimit të Kosovës.
Paralajmërimi për njohjen e Kosovës sipas shefit të diplomacisë keniane vjen pas takimit që ka zhvilluar presidenti i Kenisë Viliam Rut me presidenten e Ksoovës Vjosa Osmani në Nju Jork.
Nuk janë dhënë afate se kur do përfundojnë bisedimet rreth njohjes, por vetë fakti se këtë e paralajmëroi ministri i jashtëm i Kenisë Mutua, atëherë mund të pritet zhbllokimi i procesit të njohjeve të Kosovës, i cili ka kohë nga njohja nga Izraeli, që nuk ka pasur më lëvizje në atë drejtim