Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi në “Pressing” në T7 se është fat i mirë që e kemi Amerikën dhe për të kemi nevojë sikur për diellin.
Ai tha se Kosova ka nevojë për garancën e Amerikës për gjithë kufirin me Serbinë, jo vetëm në Veri.
“Ne kemi nevojë si për diellin për garancat e Amerikës në Veri, e jo vetëm në Veri, në të gjithë kufirin me Serbinë. Pra kemi nevojë si për diellin”, tha ai.
Ai tha se Serbia në shumë raste është treguar e çmendur.
“Janë tregu të çmendur mjaftueshëm. Është fat i madh që e kemi Amerikën e këtë po e thotë ai që ka qenë në UÇK. Pra unë kam qenë ushtar, po ju kemi gëzu shumë kur ka hy Amerika e NATO…Është tepër rrezik me kujtu dikush që s’po na vyn dynjaja”, tha ai.