Bashkë pozitë e opozitë miratojnë rezolutën që dënon sulmin terrorist serb në Kosovë, Kurti kërkon hetim ndërkombëtar

Aktuale

Bashkë pozitë e opozitë miratojnë rezolutën që dënon sulmin terrorist serb në Kosovë, Kurti kërkon hetim ndërkombëtar

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 07:47 Përditësuar në ora: 11:47 më 28.09.2023
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi me rezolutë për dënimin e aktit terrorist në veri

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur seancën plenare me një minute heshtje për rreshterin Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën në sulmin e organizuar terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

Po ashtu, Kuvendi vendosi që të formojë dhe më pas ta miratoj një rezolutë për dënimin e aktit terrorist në veri të vendit.

Momentalisht kanë nisur fjalimet e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

Mimoza Kusari Lila nga LVV kërkoi bashkërendim me Shqipërinë dhe perëndimin.

------------------

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë të re plenare.

Sipas njoftimit,  kjo seancë pritet të nisë nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,

Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur seancën plenare me një minute heshtje për rreshterin Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën në sulmin e organizuar terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

Po ashtu, Kuvendi vendosi që të formojë dhe më pas ta miratoj një rezolutë për dënimin e aktit terrorist në veri të vendit.

Momentalisht kanë nisur fjalimet e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

 

Mimoza Kusari Lila nga LVV kërkoi bashkërendim me Shqipërinë dhe perëndimin.

-----------

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat