Për të funksionuar normal Gjykata Speciale padyshim nevojitet një buxhet i majmë, kuptohet nga komuniteti ndërkombëtar.
Po cilat vende janë financuesit dhe kontribuesve e saj, flasin zyrtarët nga Specialja.
Gjykata Speciale financohet nga vendet e Bashkimit Evropian, dhe shtetet e tjera kontribuese si: Amerika, Zvicra, Turqia, Kanadaja, Norvegjia etj.
Deri më tani, në 7 vjetët e fundit, për Gjykatën Speciale janë shpenzuar mbi 275 milionë euro, përfshirë edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Sa i përket buxhetit aktual, për periudhën dyvjeçare nga 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025, BE ka miratuar financimin e një buxheti prej 106,810,000 euro…” kanë deklaruar sot zyrtarët e KSK për gazetën zvicerane Le Canton27.ch
Përveç kësaj, Zvicra ka financuar aktivitetet e KSC në Kosovë që nga viti 2018. Aktualisht, financohet përmes një granti dyvjeçar nga Zvicra prej 147,000 Euro që mbulon vitet 2022 dhe 2023.
Shtetet e Bashkuara kontribuojnë në KSK edhe përmes dërgimit të stafit në institucione. Kurse Rusia dhe Serbia nuk kontribuojnë fare në buxhetin e KSK-së.
Derisa Komuniteti ndërkombetar financon Gjykaten Speciale me miliona euro, qeveria e Kosivës deri tash ka dhuruar mbi 500 milionë euro për t’i shpëtuar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen për krime në Hagë.