Kurti publikon dëshmi të reja: Armët e gjetura në Banjskë janë prodhim i Serbisë

Aktuale

Kurti publikon dëshmi të reja: Armët e gjetura në Banjskë janë prodhim i Serbisë

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:20
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të disa prej armëve të gjetura nga Policia e Kosovës gjatë aksionit në Banjskë të Zveçanit, pas sulmit terrorist, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku,

Kurti tha se disa nga armët e gjetura janë prodhuar në kompani prodhimi në pronësi të Serbisë, duke shtuar se është e pabesueshme që këto armë janë futur në Kosovë pa përkrahjen e institucioneve serbe.

Më poshtë shkrimi i Kurtit:

Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat