Ish-ambasadori Sylë Ukshini, ka folur rreth sulmit terrorist në veri të Kosovës.
Ai tha në Info Magazine në Klan Kosova se “Banjskën” s’do të guxonte ta provokonte as “Kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.
“Kfori duhet të kthejë të paktën zonën e sigurisë 5 kilometërshe që është suspenduar gjoja për shkak të normalizimit”, tha Ukshini.
Të dielen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh serbë.
Si pasojë, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Në anën tjetër, si kundërpërgjigje organet e rendit të Kosovës i vranë tre persona të grupit terrorist.
E po ashtu u arrestuan edhe tetë persona të tjerë të këtij grupi, gjashtë prej të cilëve u liruan në mungesë provash.