“Pranuam propozimin franko-gjerman”, Gërvalla flet për dështimin e takimeve Kurti-Vuçiq

Aktuale

“Pranuam propozimin franko-gjerman”, Gërvalla flet për dështimin e takimeve Kurti-Vuçiq

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 22:02
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se vetëm njohja reciproke mund t’i japë fund tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gërvalla tha se dialogu mund të finalizohet me njohje reciproke vetëm në rast se “Serbia e pranon që kufijtë e Ballkanit nuk ndryshohen”.

“Një gjë është e pandryshuar; si para se të vinim edhe pasi erdhëm në pushtet, mbetet e pandryshuar fakti se vetëm njohja reciproke mund t’i japë fund tensioneve. Dhe vetëm nëse Serbia e pranon që kufijtë e Ballkanit nuk ndryshohen, dialogu mund të finalizohet me një njohje të përbashkët.

Duke ditur këtë fakt, negociatorë qoftë në Bruksel dhe në Uashington, na kanë sygjeruar që të gjejmë një hap të përbashkët që njohja të vinte gradualisht.

Ne kemi pranuar propozimin franko-gjerman. Një propozim që na e kanë sygjeruar ndërkombëtarët. E kemi shqyrtuar si propozim dhe e kemi pranuar me idenë se partnerët tanë, aleatët e Kosovës nuk mund të na zhgënjejnë.

Ne patëm një plan se si mund ta miratojmë këtë marrëveshje, dhe më pas kur ishim gati na u tha që do të nënshkruhet më vonë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Ohër. Kosova ishte e gatshme ta firmoste dhe Serbia u tërhoq”, tha ajo në Top Story.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat