Gërvalla rrëzon propozimin e Ramës: Para se të japë këshilla, të konsultohet me ne

Aktuale

Gërvalla rrëzon propozimin e Ramës: Para se të japë këshilla, të konsultohet me ne

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 22:13
Donika Gërvalla dhe Edi Rama

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla dha një deklaratë për kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se para se të japë rekomandime duhet të konsultohet me politikanët e miqtë nga Kosova.

“Kryeministri shqiptar para se të japë rekomandime duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione. Gjë që nuk ka ndodhur”, u shpreh Gërvalla.

“Nuk ka asnjë dilemë që institucionet janë të afta për të ruajtur sovranitetin. Policia e Kosovës nuk ka qenë hakmarrëse, as ndaj terroristëve, as ndaj manastirit, por përkundrazi, kanë shkuar në shtëpitë e qytetarëve dhe u kanë dhënë ushqim.  Nuk ka asnjë dilemë. Janë të afta institucionet të mbrojnë sigurinë e vendit”, tha zv kryeministrja në Top Channel.

“Pozitë dhe opozitë duhet të jemi unikë nga ajo që kërkojmë nga ndërkombëtarët, në mënyrë që t’i realizojmë së bashku”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat