Gazetari Astrit Gashi pas ofendimit që morri nga një ish i burgosur politik me emrin Afrim Caka, ku ky i fundit i tha “ti i ke fjalët e Serbisë” është nervozuar thellë dhe ka shpërthyer ndaj Cakas, të cilin edhe Ermal Panduri e largoi nga studio e Debat Plus-it.
Por, Gashi, edhe pas kulmit të nervozës dhe lëndimit emocional në studio, ka reaguar edhe në profilin e tij ku shkroi se “nuk pranoj m’u qetësu” teka ka shtuar edhe se “kushdo qe me thote ‘ti je me Serbi’ rujuni se ku te ju nxo kom me ju kap per fyti. Mas paku!”.
Reagimi:
Ju dua te gjitheve qe po me thojne te qetesohem. NUK PRANOJ me qu qetesu. Se kam mendje, shpirt e zemer te paster. Po ju thom publikisht qe kushdo qe me thote ” ti je me Serbi” rujuni se ku te ju nxo kom me ju kap per fyti. Mas paku!
Ky eshte kerrcenim zyrtar!
Kur folni beni keso rrenash, as nuk ja u fali, as nuk ja u harroj.
Une as s’jom argat, as shpijun, S’JA U FALI.
Jeni mesu me thane cka ta doni me ata qe e kane bishtin e nxen. Une JO.