Berisha: Vuçiqi donte të përgjakte Kosovën

Aktuale

Berisha: Vuçiqi donte të përgjakte Kosovën

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 23:24
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, tha se me sulmin terrorist në veri të Kosovës, Vuçiqi donte ta përgjakte Kosovën.

Berisha tha se aksioni i së dielës nga ana e Serbisë në veri të Kosovës, ishte sfidë e hapur që ai bënte ndaj NATO-s në projektin e Vladimir Putinit për të hapur një konflikt të ri në Ballkan.

“Vuçiq që bënë Putinin e vogël, njeriun e fortë të Ballkanit nuk u ndal me aq, vazhdoi me marrjen peng të policëve. Me grabitjen e policëve. Vazhdoi pastaj me skenarin tjetër që ai vet e quajti kryengritje tha. Ai kishte përgatitur një kryengritje por me kë? Me oficerë të ushtrisë serbe, me banditë të ushtrisë serbe, me mercenarë rusë e të tjerë. Ajo nuk mund të zhvillohej në Shumadi, ajo zhvillohej ku donte ai. Ajo ishte një kryengritje e organizuar direkt nga Beogradi me shpresë se do mobilizonte serbë lokal, çka dështuan falë veprimit të vendosur dhe të kthjellët, guximtar të policisë së Kosovës por aty çdo gjë ishte evidente, ai donte të përgjakte Kosovën, por tani në një skenar shumë më të madh se sa rastet më para”, u shpreh Berisha.

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se tani presidenti serb Vuçiq, dëshiron ta mbaj peng marrëveshjen e dialogut dhe të vendos siç dëshiron ai.

“Kemi të bëjmë me vazhdimin e një projekti në të cilin ai kërkon të imponoj me çdo kusht. Si t’ka mbajt peng, ai ka mbajtur peng tetë vite, ndonjëherë edhe për marrëzi të shqiptarëve që janë futur në labirinte që s’duhet futeshin kurrë me të. Ka tetë vite, dhjetë vite që mban peng marrëveshjen e dialogut sepse don ta zgjidhë siç don ai”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat