Opinionisti Ermal Sadiku, tha se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përzihet për të keq në Kosovë.
“Nëse i shikon disa prej kërkesave të fundit, po besoj që këto janë disa prej gabimeve politike, janë shumë të ngjashme me kërkesat që i ka pasur pak më herët edhe Daçiqi.
Kërkesat duken si të koordinuara por jam i sigurt se nuk janë ashtu. Thjesht është keqkuptim i politikës këtu”, deklaroi Sadiku.
Tutje ai në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, shtoi se nëse e shikon historikisht qasjen ndaj Kosovës nuk ka qenë asnjëherë qëllimisht e keqe, por prapë ka pasur një rezultat të tillë.