Sulmi i terroristëve serbë në Manastirin e Banjskës ka tronditur Kosovën, dhe jo vetëm.
Ka pasur reagime të shumta për këtë akt terrorist, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Shumica e shteteve evropiane, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur Kosovën, derisa kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë bërë thirrje që terroristët të sillen para drejtësisë.
Së fundi, eksperti austriak, Gunther Fehlinger përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që Serbia të shpallet shtet terrorist.
“I bëj thirrje BE-së që ta caktojë Serbinë shtet sponsor të terrorizmit”, shkroi Fehlinger, përcjell “Bota sot”.
I call EU to designate Serbia a state sponsor of terrorism @vonderleyen
— Gunther Fehlinger (@GunterFehlinger) September 28, 2023