Juristi zhgënjehet me Haradinajn: Duhet të ishe pro Kosovës, jo të sulmoje Albinin

Aktuale

Juristi zhgënjehet me Haradinajn: Duhet të ishe pro Kosovës, jo të sulmoje Albinin

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 00:35
Ramush Haradinaj

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëndrimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj karshi Albin Kurtit në këto momente të vështira për Kosovën është i gabuar.

Sipas tij, Haradinaj nuk duhet ta përdorte këtë ngjarje për të përfituar politikisht, por duhet të ishte rreshtuar në krah të kryeministrit të vet.

“Prisja nga Ramushi, për shkak të mënyrës si është qasur në politike të ishte sot pro Kurtit dhe policisë së Kosovës. Këto janë ngjarje shumë të rënda për të bërë politike. Nuk e kemi ne në dorë të zgjedhim, ne nuk jemi qendra e botës, jemi në periferi.

Duhet të përfitojmë qoftë edhe për shkak të lobimeve personale të përftojmë, po që negociohet në tryezën e BE nuk është gabim se Kosova përfiton liberalizmin e vizave. Janë populli më i izoluar në  Evropë, diçka është arritur edhe pse me gjak. Po këto janë ngjarje të mëdha që kushdo që flet shqip s’duhet t’i përdorë këto argumente për politikë, se kjo të zvogëlon, ndaj do ta këshilloja të ishte shumë më mendje hapur. Nuk është gabim t’i thotë kryeministrit jemi krah teje”, tha Manjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat