“Rado qysh u bane kaq i pasun o mashkull”/ Gazetari Sopa kujton kohën kur Thaçi e akuzonte Haradinajn për vizitë në vilën e Radoiçiqit

Aktuale

“Rado qysh u bane kaq i pasun o mashkull”/ Gazetari Sopa kujton kohën kur Thaçi e akuzonte Haradinajn për vizitë në vilën e Radoiçiqit

Nga: A.M. Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:28
Vila e Milan Radojçiqit

Gazetari Jeton Sopa ka reaguar pas bastisjes së vilës së kryekriminelit Milan Radojçiq.

Ai në një postim në Facebook rikujtoi akuzat që Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinajt ia bënin në të kaluarën njëri-tjetrit për lidhjet e tyre me Radojçiqin.

Sopa supozoi se si kishte ardhur koalicioni i Haradinajt me Radojçiqin dhe bisedën e tyre.

Image

 

“Po mdoket pe ni Ramushin kur ka hi në vilë duke i thanë Radojçiqit: Rado qysh u bane kaq i pasun o mashkull me maru tanë këtë vilë?

Milani i kish pas thanë: qashtu qysh jeni ba ju.

Të dy qeshën së bashku duke ia shkelë synin njani tjetrit dhe vazhduan bisedat për formimin e koaliconit”, shkroi gazetari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

A ju kujtohet kur e akuzojshin njani-tjetrin Hashimi me Ramushin për lidhjet me Radojçiqin. Hashimi i thojke Ramushit mos fol ma shumë se kallxoj qysh i ke shku te shpija, masanej vulen e kësaj ndodhie ja dha Agim Bahtiri me detaje...

Po mdoket pe ni Ramushin kur ka hi në vilë duke i thanë Radojçiqit: Rado qysh u bane kaq i pasun o mashkull me maru tanë këtë vilë?

Milani i kish pas thanë: qashtu qysh jeni ba ju.

Të dy qeshën së bashku duke ia shkelë synin njani tjetrit dhe vazhduan bisedat për formimin e koaliconit...😉🤑

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat