Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se ndoshta Moska qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Kurti këtë e ka thënë në një intervistë për mediumin boshnjak “istraga.ba”.
“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.
“Iza terorističkog napada na sjeveru Kosova vjerovatno ima i Moskve”, kazao je za @IstragaB sedmice @HayatMediaBIH kosovski premijer @albinkurti pic.twitter.com/rWo0Ea3OJT
— Istraga.ba (@IstragaB) September 29, 2023
Përndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb të dielën e kaluar në Banjskë, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues serb.