Ish i burgosi politik nga Gjakova, Afrim Caka, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Debat Plus” për të komentuar sulmin terrorist në Manastirin e Banskës.
Ai gjatë emsionit tregoi një histori interesante me kryekriminelin Milan Radojçiq.
Saka tha se ia njeh prindëritë e tij, ku madje me babain e Radojçiqit kishte punuar, ndërsa për nënën e tij tha se ia njeh shumë mirë, transmeton "Bota sot".
“Me babin e tij kam punu në një fabrikë dhe ja njoh mirë nënën e Radojçiqit. Nënën e ka pas më shumë shoveniste se që ka qenë vetë.
Radojçiqi ka lind në Gjakovë, ndërsa babi i tij në Pejë”, tha ndër të tjera ai.
Saka kujtoi kohën kur Radojçiqi me nënën e tij ia sillnin bukën babait në fabrikën ku punonte edhe ai.
Video e plotë: