Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia nuk do dialog më Kosovën por kërkon luftë.
Sipas Spahiut, shqiptarët janë me fat që interlokutorë e dialogut janë aleatët e shqiptarëve, që çliruan Kosovën dhe e krijuan si shtet.
“Serbia është qartazi e përcaktuar që nuk do ta zgjidhë me dialog. Çdo kryeministër serbë do të jetë më pushtet nuk mund të marrë përsipër koston para popullit serb që të njohë Kosovën. Sikur të rrëzohen 10 Vuçiç, 10 të tjerët do jenë po aq të zinj. Asnjë nuk e merr përsipër dialogun, njohjen e Kosovës. Dhe për këtë ata i ikin dialogut dhe provokojnë përplasje ushtarake duke u përpjekur të kopjojnë modelin me të cilin shqiptarët rrëzuan Millosheviçin.
Po përpiqen të bëjnë rezistencën në ato komuna ku jetojnë serbët. Ngjarja e fundit nuk i dha të drejtë Kurtit, i dha të drejtë ndërkombëtarëve se nëse do kishin një marrëveshje s’mund të shkohet në konflikt ushtarak. Shqiptarët janë me fat që interlokutorë e dialogut janë aleatët e shqiptarëve, që çliruan Kosovën dhe e krijuan si shtet”, tha Spahiu.