Deputeti i VV kritikon Ramën: Kosova ka qeverinë e saj! Pse reagove?

Aktuale

Deputeti i VV kritikon Ramën: Kosova ka qeverinë e saj! Pse reagove?

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 20:39
Enver Dugolli

Enver Dugolli, deputet i Vetëvendosjes tha në një intervistë për Euronews Albania se deklarata e kryeministrit Edi Rama për vendosjen e KFOR në veri të Kosovës.

Sipas Dungollit, Kosova ka qeverinë e vet dhe institucionet e veta ligjbatuese për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë.

“Kosova është shtet dhe ka institucionet e veta, ka policinë e vet që kanë mandat ligjor të kujdesen për rendin, ligjin dhe sigurinë. Ajo deklaratë për marrjen e kontrollit nga KFOR është problematike, sepse është e paqartë.

Prezenca e KFOR nuk na pengon, madje është e mirëseardhur, por kontrolli është në duart e qeverisë, dhe nuk bëhet fjalë të kthehemi prapa”, tha deputeti i VV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat