Shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla, ka thënë se bashkëpunëtori i ngushtë i Vuçiqit, Milan Radojicic, sot ka rrëfyer se ka drejtuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Gërvalla thotë se kjo konfirmon provat që Kosova ka ofruar, që shteti serb është plotësisht i përfshirë në sulmin terrorist. Ajo ka potencuar se Kosova kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që ta sanksionojnë regjimin e Vuçiqit.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksionojë regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Gërvalla.
Vučić's close associate, Radoičić, has confessed that he led the terrorist attack on Kosova Police.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 29, 2023
This confirms the evidence we have provided: the Serbian state is fully involved in the terrorist attack.
We call on the international community to sanction the Vučić regime. pic.twitter.com/1kbUcgDRex
Millan Radoiçiç ka pranuar sot pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator.
Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi, Radoiçiç, pranon se është personi që ka kryer përgatitjet logjistike për ngjarjet në Veriun e Kosovës, por mohon çdo përfshirje të institucioneve në Beograd në planin e përgatitur prej tij.
Ai ka deklaruar se arsyeja për armatimin e grumbulluar është nisja e rezistencës ndaj terrorit të asaj që ai e cilëson si regjimi i kryeministrit Kurti.