Gazetari amerikan, Nick Schifrin, ka shkruar në profilin e tij në platformën “X” për konferencën që ka mbajtur sot John Kirby nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ku janë ngritur shqetësime për rritje të prezencës usharake të Serbisë në kufirin me Kosovën.
Schifrin ka bërë të ditur se sot Sekretari Amerikan, Antony Blinken ka telefonuar krerët e shtetit serb, ndërkohë që sipas Schifrin, këshilltari i Joe Biden, Jake Sullivan ka telefonuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai gjithashtu ka shtuar se tashmë NATO po konsideron rritjen e prezencës ushtarake në Veri të Republikës së Kosovës.
“Sot Sekretari Blinken ka telefonuar Bërnabiqin, Jake Sullivan ka telefonuar Presidenten Vjosa Osmani dhe NATO-n po kosnideron shtimin e prezencës ushtarake në veri”, ka shkruar Schifrin.
Vuçiq ka treguar sot se ka biseduar me Blinken dhe se i është tërhequr vërejtja se SHBA do të shqyrtojë masat ndaj Serbisë nëse “nuk sillet si duhet”.
And Kirby revealed, “We are monitoring a large Serbian deployment along the border of Kosovo," including "unprecedented forward deployment of artillery, tanks, and service members.” “We are calling on Serbia to withdraw those forces.”
— Nick Schifrin (@nickschifrin) September 29, 2023