Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.
Ai në disa postime në X shkruan se është koha për një përgjigje shumë të fortë nga Brukseli dhe NATO ndaj lëvizjeve të trupave serbe.
Sjoerdsma thekson se përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borrell vendos me shumë vonesë që të ‘zgjohet’ rreth Serbisë dhe e ka zhgënjyer plotësisht Kosovën.
Borrell besluit maanden te laat ook eens wakker te worden over Servië, heeft Kosovo volstrekt in de steek gelaten. https://t.co/hEpL5Muv3T
— Sjoerd Wiemer Sjoerdsma (@swsjoerdsma) September 30, 2023
“Koha për një përgjigje shumë të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe nga Brukseli dhe NATO. Deri më tani, vetëm Blinken ka ndërmarrë veprime.
E paralajmëruar që nga vera e tutje se politika jonë për Serbinë ishte krejtësisht e gabuar, Ministria jonë e Punëve të Jashtme vetëm donte t’i shikonte të gjitha. Dhe tani ja ku jemi…”, shkruan ai.
Tijd voor zeer stevige reactie op de Servische troepenbewegingen door Brussel en de NAVO. Tot nu toe heeft alleen Blinken nog actie ondernomen. https://t.co/H8UYQljOvg
— Sjoerd Wiemer Sjoerdsma (@swsjoerdsma) September 30, 2023