Kush duhet ta ketë kontrollin në veri, Osmani: Policia është reaguesja e parë, KFOR’i i treti

Aktuale

Kush duhet ta ketë kontrollin në veri, Osmani: Policia është reaguesja e parë, KFOR’i i treti

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 21:24
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për Channel 4 News, ku ka thënë se Policia e Kosovës është reaguesja e parë në veri të Kosovës.

Ajo është pyetur për propozimin që KFOR’i ta marrë përgjegjësinë për kontrollin e veriut.

Por Osmani ka thënë se Kosova e ka policinë më profesionale në rajon, duke shtuar se si e tillë mundëson paqen.

Pas Policisë vjen EULEX’s, ndërkaq për KFOR’in, presidentja tha se ka mandat të mbrojë sigurinë e Kosovës edhe në rast se ka tentativa të Serbisë për të sulmuar.

”Policia e Kosovës është më e mira dhe më profesionalja në rajon. Ka bërë një punë të shkëlqyet për të mundësuar paqen duke e ndaluar këtë grup terrorist. Policia e Kosovës është reaguaja e parë, EULEX, e dyta dhe KFOR’i ka mandat për të ndaluar çdo tentativë të Serbisë për ta sulmuar Kosovën“, ka thënë Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat