Dëshmi të reja: Kështu u planifikua sulmi nga terroristët serbë - Sveçla me drejtorin e Policisë tregojnë se çka do të ndodhë me vilën e Radojçiqit

Aktuale

Dëshmi të reja: Kështu u planifikua sulmi nga terroristët serbë - Sveçla me drejtorin e Policisë tregojnë se çka do të ndodhë me vilën e Radojçiqit

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:25 Përditësuar në ora: 15:02 më 01.10.2023
Gazmend Hoxha dhe Xhelal Sveçla

Sveçla në Mitrovicë bashkë me drejtorin e Policisë, në 15:00 mbajnë konferencë për media

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha do të mbajnë një konferencë për media në orën 15:00 në Mitrovicën e Jugut.

Policia e Kosovës njoftoi se konferenca e radhës po organizohet “referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës”.

Referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë, Policia e Republikës së Kosovës (PK) organizon konferencën e radhës për media, cila do të mbahet sot në ora 15:00”, njoftoi Policia përmes një postimi në Facebook dhe mediat u ftuan të marrin pjesë.

Konferenca do të mbahet në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat