Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë aktin terrorist të para një jave në Banjskë të Zveçaqnit dhe se ata që e kryen s’ishin “vetëm një tufë qytetarësh”.
Ajo ndau në “X” një pjesë nga intervista e saj dhënë për televizionin britanik “4 Channel”, ku tha se Serbia “duhet të paguajë një çmim për këtë”.
“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, shkroi Osmani mbi video.
There is irrefutable evidence linking Serbia to the terrorist act against Kosovo - from the terrorists' training with the Serbian army to using Serbian-produced military grade weapons.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 1, 2023
Serbia must be held accountable & receive a clear message that aggression has consequences. pic.twitter.com/bzgoug3kE2
Ajo i tha televizionit britanik se po bëjnë presion që bashkësia ndërkombëtare ta sanksionojë Serbinë. Osmani kërkoi që SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian ta bëjnë këtë.
Osmani tha se mënyra siç ka ndodhur deri tash, nuk është e duhura se si ndërkombëtarët duhet ta trajtojnë Vuçiqin.
E pyetur nëse sheh se në këtë ka duar Vladimit Putini, Osmani tha “duart e tij janë mbi këtë”. Kjo, sipas saj, dëshmohet edhe nga deklaratat publike që vijnë nga Moska.