A u tërhoq me të vërtetë Vuçiç? Ish-komandanti zbulon sa trupa janë në kufi

Aktuale

A u tërhoq me të vërtetë Vuçiç? Ish-komandanti zbulon sa trupa janë në kufi

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 11:19

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, foli në lidhje me situatën në Veri të Kosovës dhe reagimin e ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se  forcat serbe të armatosura janë larguar, por që jo të gjithë.

Sipas tij janë rreth 4-5 mijë trupa që kanë mbetur në pozicionet që kanë qenë.

“Presioni apo kërcënimi I SHBA ishte i qartë. Vuçiç për shkak të frikës ka urdhëruar që forcat e saj të armatosura të largohen në drejtim të bazave të tyre dhe sipas informacioneve që kemi janë larguar por jo në tërësi. 4-5 mijë trupa kanë mbetur në pozicionet që kanë qenë dhe më herët. Serbia nuk guxon  të përgatis një sulm të tillë, por Serbia është e interesuar që brenda Kosovës të ngrejë një konflikt. Kjo u pa me aktin apo sulmin terrorist që bëri të dielën, ku u futën me tanke në Kosovë. Kanë pasur qëllim  të bëjnë një masakër dhe fajin të jua lënë forcave të Kosovës. Sipas informacioneve që kemi ka pasur dhe grupe të tjera”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat