Gjykatësja ia tërheq vërejtjen Pal Lekajt për ndërhyrjet dhe të qeshurat gjatë dëshmisë së Lutfi Zharkut

Aktuale

Gjykatësja ia tërheq vërejtjen Pal Lekajt për ndërhyrjet dhe të qeshurat gjatë dëshmisë së Lutfi Zharkut

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 14:41
Pal Lekaj. Foto nga arkiva

Në sesionin e pasdites në rastin e njohur si “53-milionëshi”, kryetarja e trupit gjykues Violeta Namani, ia ka tërhequr vërejtjen të akuzuarit Pal Lekaj, për ndërhyrjet dhe të qeshurat gjatë përgjigjeve në dëshminë e ish-ministrit Lutfi Zharku.

“Du me ia tëheq vërejtjen të akuzuarit Pal Lekaj, me paralajmërim që qoftë se gjatë seancës përsëritet, konstatojmë vërejtjen me shkrim dhe do të largohet nga salla”, tha gjykatësja Namani.

Seanca po vazhdon me dëshminë e Zharkut.

Zharku thotë se Ministria s’ka pasur të drejtë lidhjen e marrëveshjes së 53-milionëshit

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, duke dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, tha se Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga tani ish-ministri Pal Lekaj nuk ka pasur të drejtë të nënshkruajë marrëveshjen e “53-milionëshit”.

“Jo, me arsye për shkak se menaxheri i kontratës është ai që përcakton koston e saj, në këtë rast kompania Hill International”, u përgjigj Zharku.

Duke u përgjigjur në pyetjet e kryetares së trupit gjykues, Violeta Namani, Zharku tha se për marrëveshjen e lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe “Bechtel-Enkas”, kishin diskutuar vetëm në Kuvend gjatë interpelancës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kurse, i pyetur nga gjykatësja Namani se a kishte të drejtë Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga tani i akuzuari Lekaj të lidhte një marrëveshje pa kosto, ai tha se beson që është gabim një gjë e tillë.

“Tjetër është e drejta, gabim është lidhja e një kontrate të tillë pa kosto, me arsyen për shkak se nuk e keni definu koston, pastaj ju i hapni rrugë për ridefinim ose rishqyrtim të asaj kostoje”, u përgjigj Zharku.

Ai tha se në bazë të gjendjes si e kishte lënë Ministrinë, nuk ka qenë e nevojshme të bëhet pagesa prej 53 milionë euro, por se kjo ishte keqmenaxhim.

“Keqmenaxhim, duke ju referuar nënshkrimit të një shume që ka qenë në kundërshtim me kontratën dhe rekomandimit të dhënë nga kompania mbikëqyrëse Hill International”, tha ai.

Ai shtoi se në asnjë mënyrë nuk ka pasur të drejtë ta procedojë pa mendimin e kompanisë.

“Është çështje ligjore ajo dhe s’ka pas të drejtë me procedu pa mendimin e kompanisë Hill International. Nuk keni të drejtë me bo pa menaxherin e kontratës, për shkak se nëse shkoni në Arbitrazh, ata duhet me mbrojtë”, tha ai.

Dëshmia e Zharkut pritet të vazhdojë edhe në sesionin e pasdites së kësaj seance.

“Rasti i 53-milionëshit”, ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku sot pritet të dëgjohet si dëshmitar

Prishtinë – Lutfi Zharku, ish-ministër i Infrastrukturës sot pritet të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit, në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Ndryshe, në seancën e kaluar të mbajtur më 29 shtator 2023, është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefi i kabinetit të ish-ministrit Lekaj, dëshmitari Argjend Zejnaj.

Ndërkaq, në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më  9 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më ç8 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat