Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Presidencë ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.
Në këtë takim është folur për mundësinë e bashkëpunimit mes universitetit japonez KEIO dhe Universitetit të Prishtinës në fushën e teknologjisë, marrëveshje kjo që pritet të finalizohet së shpejti.
“Gjatë takimit u diskutua për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve në fushën e ICT, marrëveshje kjo e propozuar nga Presidentja dhe e cila pritet të finalizohet së shpejti.
Kjo marrëveshje, përfshinë aktivitete të përbashkëta të hulumtimit, seminare të përbashkëta, shkëmbim të studentëve, si dhe vizita reciproke të ligjëruesve nga të dy universitetet”, thuhet në njoftim.