Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për Ditën Kombëtare të Gjermanisë.
Osmani shkroi në X se kjo ditë kujton edhe rëndësinë për të mbrojtur lirinë e demokracinë.
“Urime Presidentit Steinmeier dhe miqve dhe aleatëve tanë në Gjermani për Ditën e Unitetit Gjerman!
Ky rast i rëndësishëm na kujton rëndësinë e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë – vlera që vazhdojnë të bashkojnë vendet dhe popujt tanë”, ka shkruar Osmani.