Shefi i Zyres së BE-së, Tomas Szunyog ka vizituar sot veriun e Kosovës pas sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Szunyog ka thënë se zhvillimet e fundit janë rrezik për njerëzit që jetojnë atje.
“Në një vizitë në veri të Kosovës, dëgjova qëndrime nga perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin e gjerë”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Shefi i Zyres së BE-së gjithashtu ka shkruar se sot në këtë vizitë ka theksuar rëndësinë që kanë akterët lokal në uljen e tensioneve në këtë moment kritik.
“Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë akterët lokal në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, ka shkruar Szunyog.