Analisti Astrit Gashi ka bërë me dije se arrestimi i Milan Radoiçiqit është tentim i Aleksander Vuçiqiti për ta fshehur dorën e tij në sulmin terrorist të Banjskës.
Ai ka vlerësuar se diplomacia kosovare duhet ta dekunstruktojë këtë lojë të Serbisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar Kosova duhet të reagojë me urgjencë të aleatët.
“Arrestimi i Milan Radojcicit sot ne Serbi, eshte asgje me shume dhe as me pak, se nje tentim i Aleksandar Vucicit per me "mshef" doren e tij nga agresioni qe Serbia i beri Kosoves me sulmin terrorist ne Banjske! Diplomacia e Kosoves, duhet te reagoj me urgjence te miqte tane nderkombetar! Ne dhe ata nuk bene ta pranojme kete loje te Serbise!”, ka shkruar Gashi.