Edhe kongresistja republikane, Elissa Slotkin, ka reaguar për vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.
Slotkin në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh Serbisë, që t’i tërheq trupat nga kufiri.
Ajo theksoi se provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare.
Sipas Slotkin, SHBA-ja dhe NATO-ja duhet të vazhdojnë të jenë mbrojtës të sovranitetit të Kosovës dhe t’i mbajnë përgjegjës të gjithë sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën se “nuk e ka ndër mend ta urdhërojë ushtrinë” të kalojë kufirin me Kosovën dhe se do t’i tërheqë forcat serbe nga ajo pjesë, duke pretenduar se nuk është e vërtetë se Serbia po e dërgon ushtrinë në kufi.