Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella dhe ekipin e tij, ku diskutuan për situatën ekonomike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.
“Mysafirëve u shpreha qëndrimin se mungesa e komunikimit me sektorin privat, ambienti i pasigurtë për investime, qasja problematike ndaj ekonomisë së tregut të lirë, ndryshimi i strukturës së buxhetit në dëm të shpenzimeve kapitale, janë vetëm disa nga veprimet e kësaj qeverie të cilat po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të vendit”, tha Krasniqi.
Kreu i PDK-së e ka falënderuar shefin e Misionit të FMN-së për vizitën dhe i ka shprehur bashkëpunimin e plotë të PDK-së në favor të proceseve të rëndësishme për stabilitetin ekonomik dhe fiskal të shtetit.
Postimi i plotë:
Sot, në selinë e PDK-së prita shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella dhe ekipin e tij. Bashkë diskutuam për situatën ekonomike dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.
Mysafirëve u shpreha qëndrimin se mungesa e komunikimit me sektorin privat, ambienti i pasigurtë për investime, qasja problematike ndaj ekonomisë së tregut të lirë, ndryshimi i strukturës së buxhetit në dëm të shpenzimeve kapitale, janë vetëm disa nga veprimet e kësaj qeverie të cilat po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të vendit.
Shefin e Misionit të FMN-së e falënderova për vizitën dhe i shpreha bashkëpunimin e plotë të PDK-së në favor të proceseve të rëndësishme për stabilitetin ekonomik dhe fiskal të shtetit.