Ministria e Punëve të Brendshme tha se në armatimin dhe mjetet e tjera të sekuestruara gjatë aksionit të Policisë në Basnjkë ka dëshmi që tregojnë se Rusia në një mënyrë është e përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit.
Zëdhënësja e ministrisë, Nora Fetoshi në një përgjigje për TV21 bëri të ditur se ka dëshmi edhe për dokumente personale, prova këto të cilat janë duke u hetuar nga forenzika dhe Prokuroria.
“Në njërën nga 20 veturat e zëna në Banjskë kemi gjetur dokumente ruse dhe armatim rus. Dy nga këto motora janë prodhim i Rusisë dhe donacion rus për ushtrinë serbe por edhe vet mbështetja politike që Rusia i ka dhënë qeverisë së Serbisë lidhur me këtë aksion tregon edhe njëherë se janë në të njëjtën linjë.
Po ashtu, kemi dëshmi edhe për dokumente personale, prova këto të cilat tashmë po hetohen nga forenzika dhe Prokuroria.”, tha Fetoshi.