Pas trazirave në veri, KFOR-i ka shtuar numrin e pjesëtarëve në Bransjkë të Zveçanit.
Por rolin e tyre, kreu i NISMA-së kërkon që mos të ndryshohet.
Fatmir Limaj thotë se është humbje për Kosovën zëvendësimi I KFOR-it me Policinë.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që kjo mos të pranohet.
“Nuk i dimë planet e qarta të Serbisë, prania e KFOR-it shton siguri por në rolin që e ka. Ajo që nuk duhet ta bëjë, nuk duhet ta zëvendësojë rolin e Policisë që është kthim para 2008, humbje për Kosovën. Policia me operacionin e fundit ka treguar që është e aftë e përgatitur me standarde të larta për t’i përmbushur detyrat që e parasheh ligji. Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj që KFOR-i ta zëvendëson rolin e policisë”, u shpreh Limaj.