Rohde: Sulmi i javës së kaluar ishte ndaj integritetit territorial të Kosovës

Aktuale

Rohde: Sulmi i javës së kaluar ishte ndaj integritetit territorial të Kosovës

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 19:29
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi terrorist në veri të vendit ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës.

Ai ka theksuar se Gjermania qëndron përkrah Kosovës.

“Sulmi i javës së kaluar ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës. Vajtuam këtë humbje të jetës me familjen e Afrim Bunjakut dhe mbarë vendin.

Dhe ne e përdorim këtë sulm për të riafirmuar se ne gjithmonë qëndrojmë përkrah Kosovës në mbrojtjen e pozitës së saj të drejtë si anëtare sovrane e familjes evropiane, sepse është bindja jonë e fortë, ajo që ishte e vërtetë për një Gjermani të bashkuar në vitin 1990, mbetet e vërtetë për Kosovën dhe gjithë rajonin sot”, ka thënë Rohde në ceremoninë e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat