Vëllai i Gani Gecit, Esati ka publikuar një fotogarafi ku shihet ish-presidenti historik Ibrahim Rugova duke ecur mbi urën e Ibrit në Mitrovicë të veriut.
“Kjo foto e vitit 2000 nẽ zgjedhjet e para tẽ pas lufte ku presidenti Rugova dhe ne ecnim neper urẽ tẽ Ibrit!”, shkruan krahas fotos.
Kujtojmë, se aktualisht kjo urë ndan në dy pjesë Mitrovicën - jugun me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe.
Mbi këtë urë, prej vitesh, nuk mund të kalojnë mjetet motorike, pos këmbësorëve.