Qalaj i PDK-së për zhvillimet në Banjskë të Zveçanit: Policia ka dhënë përgjigjen e duhur karshi kërcënimit

Aktuale

Qalaj i PDK-së për zhvillimet në Banjskë të Zveçanit: Policia ka dhënë përgjigjen e duhur karshi kërcënimit

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:35
Rashit Qalaj

Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish udhëheqës i Policisë së Kosovës ka folur në Debat Plus lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ai ka thënë se Kosova është duke kaluar nëpër disa sfida sidomos në “10 ditët e fundit”.

Situata ishte shumë shqetësuese më 24 shtator “mirëpo sa i përket aksionit[të policisë], mendoj se duhet dhënë vlerësim pozitiv, absolutisht, së paku nga pikëpamja ime mund të them se ka qenë përgjigja e duhur e zyrtarëve policorë karshi kërcënimit që ka qenë”duke shtuar se pavarësisht pozicioneve dhe pikëpamjeve e debateve, “duhet përkrahur institucionet e sigurisë”.

Qalaj ka thënë tash, pas krejt ngjarjes, kur tani kemi fazën e hetimeve, “policia ka nevojë për analizë si ka rrjedh që nga fillimi i kësaj situate e deri në fund, pra po flas për ditën e 24 shtatorit”, ka thënë ai.

Qalaj ka thënë se armatim në Kosovë është sjellur vazhdimisht nga ana e territorit të Serbisë, jo vetëm në komunat veriore por edhe në pjesët e tjera të vendit.

“Mirëpo, sasi dhe lloje të tilla të armatimit, besoj nuk kanë ndodh në të kaluarën. Është bukur vështirë me kontrollu çdo centimetër të territorit në pjesët veriore për shkak të shumë vështirësive”.

Pavarësisht kësaj, Qalaj ka thënë se ka pasur një “çalim bukur të madh të informacioneve” sepse nuk po flasim për hyrjen e një individi apo dy individëve.

“Këtu kemi hyrje të një kolone të tërë të automjeteve, të pajisura rëndë…ka pasur edhe automjete jo të zakonta dhe të pajisura rëndë, të blinduara dhe që realisht mund të vërehen shumë lehtë”.

Ai ka shtuar tutje se përgjegjësia për ruajtjen e kufijve të Kosovës është e KFOR-it, andaj sipas tij “përgjegjësia kryesore është pikërisht e misionit të KFOR-it, pastaj të gjithë të tjerët, duke përfshi edhe AKI-në”, ka thënë Qalaj.

Ai ka thënë se KFOR-i më parë me anë të ceremonie solemne, vijën kufitare me shtetet e tjera përveç me Serbinë, ia ka dorëzuar kontrollin dhe menaxhimin Policisë së Kosovës.

Ajo me Serbinë “për shkak të mungesës së demarkimit… ende si është dorëzuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat