Qalaj: Arrestimi i Radojçiqit është shumë i rrezikshëm

Aktuale

Qalaj: Arrestimi i Radojçiqit është shumë i rrezikshëm

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:53
Rashit Qalaj

Rashit Qalaj, deputeti i PDK-së, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se arrestimi i Radojçiq është shumë i rrezikshëm.

“Skenari i dytë, i arrestimit të Radojçiqit mendoj se është shumë i rrezikshëm për shkak se jo vetëm se po tentohet të shfajësohet komplet shteti serb por po tentohet të shfajësohet edhe Republika Srpska”, ka thënë Qalaj.

Qalaj ka thënë se i frikësohet se për hir të vazhdimit të dialogut mund të justifikohen veprimet e tilla të Serbisë.

“Po i frikësohem një çështjeje, për hir të vazhdimit të dialogut, për hir të blerjes artificiale të paqes, po frikësohem se ndodhta mund të justifikohen veprime të tilla të Serbisë”, ka thënë tutje deputeti Qalaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat