Sulmi në Banjskë, Begaj: I kam ofruar Kosovës mbështetjen e Shqipërisë në çfarëdo rrethane

Aktuale

Sulmi në Banjskë, Begaj: I kam ofruar Kosovës mbështetjen e Shqipërisë në çfarëdo rrethane

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 22:35
Bajram Begaj

Nga ambientet e Presidencës, kreu i shtetit Bajram Begaj ka zhvilluar një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu për emisionin “Opinion”.

Presidenti u pyet më së shumti në lidhje me situatën në Kosovë sidomos pas sulmit në Banjskë. Kreu i shtetit tha se është në kontakt me të gjitha autoritetet e Kosovës.

Ai bëri me dije se ka folur me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe u ka ofruar atyre mbështetjen e Shqipërisë në çfarëdo rrethane.

Blendi Fevziu: A keni kontaktuiar me autoritetet kryesore të Kosovës gjatë kësaj jave? Dhjetë ditësh?

Presidenti i Republikës: Patjetër që jam në kontakt me të gjitha autoritetet e Kosovës.

Blendi Fevziu: Edhe me Kryeministrin Kurti?

Presidenti i Republikës: Patjetër që po, kam kontaktuar me Presidenten e Kosovës, Zonjën Vjosa Osmani, me kryeministrit Zotin Kurti ku i kam ofruar mbështetjen e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Pra kanë qenë komunikime të drejtëpërdrejta. Cili ka qenë reagimi i tyre?

Presidenti i Republikës: Kuptohet që në këtë ditë ne duhet të jemi bashkë, dhe të gjithë shqiptarët janë bashkë.

Blendi Fevziu: Ju e keni në një farë mënyre edhe detyrim si kreu i shtetit në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, atë që quhet angazhimi edhe për shqiptarët kudo që janë në botë. Padyshim që shqiptarët e Kosovës janë pjesa më tërësore e shqiptarëve jshtë kufijve të Shqipërisë. A ka pasur ndonjë ofertë konkrete apo çdo gje ka qënë në kuadrin e komunikimit dhe shprehjes së gadishmërisë?

Presidenti i Republikës: Ka qenë një ofertë e cila është bërë në mënyrë konkrete, e bazuar në detyrimet kushtetuese të Presidentit të Republikës, kështu që i kam ofruar mbështetjen e Shqipërisë, në çfarëdo rrethane Kosovës.

Pyetjes nëse ka një ftohje mes marrëdhënieve të Kosovës dhe Shqipërisë, Begaj u përgjigj: Nuk mendoj se është realisht kështu, mendoj se komunikimi është dhe komunikimi mes dy qeverive apo dy drejtuesve të qeverive është.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat