Profesori universitar dhe analisti politik, Enver Bytyçi ka kritikuar ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hillin, pas deklaratës së tij, se “Serbia është normale”.
Këtë deklaratë Hill e ka thënë pasi ka komentuar se është tërhequr ushtria serbe nga kufiri me Kosovën dhe të njëjtën kohë e ka quajtur hap pozitiv arrestimin e kryeterroristit Milan Radoiçiq.
Bytyçi përmes një postimi në Facebook, e ka përshëndetur edhe deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka paralajmëruar se Kosova ka prova të reja për implikimin e Serbisë në aktin terrorist ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kjo deklaratë sipas profesorit e ka lanë pa gjumë Vuçiqin.
Postimi i plotë:
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar sot se "tërheqja e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Rdoiçiqit janë hapa pozitivë". Ai priti të flasë vetëm atëherë kur pa diçka pozitive, sipas tij e cila duhej thënë!
Sipas kësaj logjike mundet që Serbia të bëjë masakra, ndoshta edhe kundër serbëve në Kosovë, e kur ajo të dënojë një ose dy autorë, të thuhet se "Serbia është normale", "po bën hapa pozitivë"! Ky është qëllimi i zotit Hill: - Tu thotë partnerëve ndërkombëtarë se "Serbia është një vend normal"!
Por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me deklaratën e saj në CNN se do të dalin prova të reja për implikimin e Serbisë në aktin terrorist të Zveçanit, e ka lënë pa gjumë Aleksandër Vuçiq. Ndërsa sapo të publikohen këto prova edhe ambasadori Hill do të ndjehet keq! Serbia e Vuçiqit ka marrë tashmë pamjen reale që ajo ka - njësoj si Serbia e Milosheviqit!