Ish-deputeti, Muhamet Kelmendi, thotë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, e ka vënë Serbinë në një pozitë jashtëzakonisht të rëndë.
Madje sipas tij, Qeveria e Beogradit është ajo që e ka organizuar sulmin terrorist në veri.
“Rasti që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë, është një rast që shtetin kriminal serb e ka vërë në një pozitë jashtëzakonisht të rëndë. Veprimet e tyre janë drejtpërdrejt të organizuara nga Qeveria e Beogradit dhe nga krimineli i luftës, Aleksandar Vuçiq. Presioni ndërkombëtar e ka bërë Serbinë të reflektojë. Asnjë organizim dhe veprim, nuk kryhet pa njohjen, organizimin, përgatitjen dhe armatosjen e shtetit serb”, deklaroi Kelmendi.
Kujtojmë se në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.