Çun Lajçi tregon planin e dështuar të opozitës – ja çfarë i kishin thënë aktorit për kryeministrin Kurti!

Aktuale

Çun Lajçi tregon planin e dështuar të opozitës – ja çfarë i kishin thënë aktorit për kryeministrin Kurti!

Nga: M.H. Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:18
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi përmes një postimi në facebook ka shkruar në lidhje me fjalët se do të bie qeveria Kurti më 1 tetor.

Ai thekson që e njejta po vazhdon punen ani pse është tetori, përcjell “Bota sot”.

Sa shumë qesha, kur mu kujtuen do deputata (jo deputet) që mblidhnin nënshkrime për gropën e shefit, e s'interesoheshin për bandat që po fusnin armë e po përgatiteshin me marr veriun”, shkruan ndër të tjera aktori.

Gjithashtu shtoi se s’di me çka tjetër do t'na bindin se ata janë t'mirë e ky ish kaçurreli asht i keq!

Postimi i plotë

Mbramë, kur rashë me fjetë bana gjynahe

Dua me shkrua e mundsisht mos me lexua askush!

- Kërsiti mali e diçka bani kopilani!

Kopilani dihet kush asht; - Albini, Bini, Alpini; - por jo zhapini!

Gjarpni assesi!

- Kryeministri të cilit deshtet me ia thye hundët që n'korrik, diçka bani, se kërsiti mali! Që n'gusht vutë afate; - me 1 tetor qeveria bie e Albin, Bin-Alpini shkon të shtëpia!

Njeni kështu me pati shkrua; - flasim me 1 tetor!

Por sot asht 4 tetori, e ai largpamësi s'u lajmërua ma, e Evropa po flet për nji kërsimë mali e nji shigjetë djali e Gonja s'po u beson ma as kishave as xhamiave. - Kontrolloni edhe xhamiat po thotë se mund t'ketë armë si n'Banjskë!

Tash u ka dalë gjumi e pija, këtyne xyrxullave!

Sa shumë qesha, kur mu kujtuen do deputata (jo deputet) që mblidhnin nënshkrime për gropën e shefit, e s'interesoheshin për bandat që po fusnin armë e po përgatiteshin me marr veriun!

- Vetëm ky far kopilani syshigjetë s'po flinte e s'po bahej xurxull të Bata, si trimat e nënshkrimeve!

Tani s'di me çka tjetër do t'na bindin se ata janë t'mirë e ky ish kaçurreli asht i keq!

- Mbramë, kur rashë me fjetë bana gjynahe; - e luta Zotin me na lanë pa emisionet e debateve e pa emisarët e portaleve!

- Merri Zot të vetja analistët e kryetarët e partive, thashë, e shtërgojau telat, se janë çakordua si sharkia ime, u luta mbramë kur rashë me fjetë!

Kam hi n'gjynah!

M'duhet me shkua të Baba Sheh me pi ujë t'bekuem!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat