Profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Krarki konsideron se arrestimi e më pas lirimi i terroristit Milan Radoiçiq është një akt tragjikomedie me regjisor presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se këtë “shfaqje” po e shohin edhe SHBA dhe Evropa, por jo edhe disa në Kosovë e Shqipëri, që siç shprehet "nuk iu konvenon dështimi i Serbisë në Kosovë".
Postimi i plotë:
Arrestimi e lirimi i Radojçiqit në Serbi është veç një akt më shumë i tragjikomedisë regjisor i të cilës është vet Vuçiqi.
Këtë shfaqje janë duke e pa edhe Amerika edhe Evropa por jo edhe dibiduzat në Kosovë e Shqipëri të cilëve dështimi i Serbisë në Kosovë nuk iu konvenon. Sepse dështimi i Serbisë n ‘Kosovë d.m.th forcim i Kosovës shtet e forcimi i Kosovës shtet d.m.th vazhdim i prishjes se vilave në Brezovicë e Rugove, hulumtim i pasurive kriminale, shembje e bandave ekonomike të betonit, shembje e monopoleve në biznese, etj etj. Prandaj jargiten e vajtojnë.
Edhe Vuçiqi ka gjasa me u dorëzu para se të dorëzohen argatët e tij shqiptarë.