Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka dënuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në intervistën e dhënë për Financial Times, ku tha se Kosova me kalimin e viteve është bërë toka e askujt.
Në reagimin e tij në Facebook, Spahia i bëri thirrje çdo shqiptari të protestojë e të kontribuojë me ç'të ketë mundësi për largimin e këtij antishqiptari të turpshëm, që kurrë si ka parë e as trajtuar trojet shqiptare si të gjakut të vet.
Sipas Spahisë, kjo është tradhti dhe një thikë pas shpine nga i njëjti gjak.
Postimi i plotë:
Kosova është toka e çdo shqiptari, toka e dhjetra mijëra fëmijëve dhe grave të masakruar nga vëllezërit e tu serb Edi Rama. Eshtë toka e shumë e shumë dëshmorëve që për atdhe nuk kursyen as jetën.
Deklarata e turpshme e kryeministrit shqiptar, dhënë për Financial Times, është po aq e dhimbshme sa krimet e serbëve në tokën shqiptare të Kosovës.
Dhemb shumë sepse është tradhëti dhe thikë pas shpinde nga i njëjti gjak, nëse ky ka gjak shqiptari.
I bëj thirrje çdo shqiptari të protestojë e të kontribuojë me ç'të ketë mundësi për largimin e këtij antishqiptari të turpshëm, që kurrë si ka parë e as trajtuar trojet shqiptare si të gjakut të vet. 🇽🇰🇦🇱