Ish-Mnistrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka mbështetur publikisht projekt-rezolutën e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, nga Partia Demokratike, ku dënohet sulmin terrorist serb në veri të Kosovës.
‘Kosovës i duhet solidarizim kombëtar, e jo reagim diplomatik’, shkruan Haradinaj-Stublla në Facebook, duke iu përgjigjur edhe deklaratave skandaloze të kryeministrit Edi Rama.
Sipas ish-ministres, ‘për dallim nga ajo e PS, rezoluta e PD e propozuar tek Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën dënon pa hamendësime sulmin terrorist serb kundër Kosovës, përkrah institucionet e Kosovës pa rezervë, si dhe kërkon hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë.
Postimi i plotë:
🇽🇰♥️🇦🇱
KOSOVËS I DUHET SOLIDARIZIM KOMBËTAR, E JO REAGIM DIPLOMATIK!
Për dallim nga ajo e PS, rezoluta e PD e propozuar tek Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën:
- dënon pa hamendësime sulmin terrorist të Serbisë kundër Kosovës;
- përkrahë institucionet e Kosovës pa dallim e pa rezervë në ushtrimin e përgjegjësive në tërë territorin;
- kërkon hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë për organizimin e sponzorizimin e aktiviteteve terroriste!