Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk po duket që bashkësia ndërkombëtare do të vendos sanksione ndaj Serbisë, edhe pas sulmit që ndodhi në veri.
Sipas Molliqajt, e vetmja zgjidhje e përhershme me Serbinë është ripërcaktimi i kufijve.
“Nuk po duket që do të vendos sanksione, nuk besoj që është problemi i vendosjes së sanksioneve. Kosova është nën sanksione, por po ashtu po e shihni që nuk ka ndërruar qasjen në dialog, prandaj unë po insistoj që në vend që të shtyhemi dhe të bëjmë me gisht është momenti që me kuptu që e vetmja rrugë për me këput këtë agoni e cila po qon në viktima të njëpasnjëshme, prandaj unë besoj që ripërcaktimi i kufijve është zgjidhja. Unë mendoj se tash duhet me fillu me fol qysh ripërcaktimi i kufijve është një zgjidhje e mirë edhe për Serbinë, edhe për Kosovën edhe për serbët në veri edhe për shqiptarët në Luginë”, ka deklaruar Molliqaj.
Thotë se diskutimet tjera këtu janë diskutime të cilat i merr era dhe ajo çka do t’i mbetet Kosovës është konflikti.